M’kërkoni

M’kërkoni
Kur s’do të jem mes jush, si rrugëecje e shpresës,
Do jem, te kroni
Ku pinë dashuri, zanat e maleve, me sytë e besës.

N’trollin e lagësht, duke mbjellë, fidane t’lumturisë
Nën suvalen bardhësi, me shikimet e lirisë,
Si shqiponjë mali, e harlisur, n’fluturim të gjithësisë
Për dasmën e tretë, që, i duhet Shqipërisë.

M’kërkoni
Kur ngjyra e gjuhës, t’u thahet, e germat t’u ikin, qiellit,
Do jem, te kroni
I dehur, nga dashuria e zanave, bashkë me rreze t’diellit.

Elbasani News