Katër shqiptarë, dy banorë në Prato dhe dy në Monsummano, u arrestuan këtë mëngjes nga policia e Pistoia pas urdhërarresteve të leshuara nga Prokuroria, pasi akuzohen per nje seri grabitjesh te ndodhura nga shkurti i këtij viti deri me sot në provincat e Prato, Firence, Pistoia dhe Pisa.

 

 

Katër të arrestuarit janë vëllezërit Ernest dhe Brigel Sheu, të moshës 31 dhe 35 vjeç, që banojnë në Prato, Eri Bibaj, 32 vjeç, dhe Roland Zyba, 25 vjeç, ky i fundit me vendbanim në Monsummano.

Bibaj ishte i vetmi qe u arrestua dhe u gjet në shtëpinë e tij, ndërsa tre të tjerëve iu kominikua masa e re e sigurise në burg ku ndodheshin te arrestuar për vepra të tjera.

Qe nga 20 shkurti i ketij viti, kater shqiptaret vodhen në Quarrata një Opel Corsa, më 25 maj nje Audi Q5, më 20 qershor në Serravalle Pistoiese ata hynë në shtëpinë e një pensionisti në mbrëmje, duke vjedhur para dhe bizhuteri.

Më 18 korrik një tjetër vjedhje shtëpie, këtë herë në Monsummano, ku vodhën para dhe bizhuteri nga një tregtar, si dhe një Audi A4. Në mbrëmjen e 20 korrikut, ata hynë në shtëpinë e një sipërmarrësi të tekstileve nga Prato dhe morën para e bizhu argjendi.

Më 27 korrik ata “goditen” në Calenzano, ku vodhën shtëpinë e një pensionisti duke marre para dhe tre orë dore. Të nesërmen, 28 korrik, ata shkuan në Orciano Pisano, ku grabitën një shqiptar, te cilit i moren para dhe bizhuteri. E fundit ishte 29 korrik në Santa Maria a Monte, ku vodhën një Audi Q3 nga një tregtar.