ShBA arriti një armëpushim një javor me Afganistanin pas bisedimeve me Talebanët.

Këtë e bëri të ditur shefi i Pentagonit, Mark Esper gjatë një takimi të NATO-s në Bruksel.

Gjithashtu Presidenti i Afganistanit Asral Gani deklaroi të mërkurën se ishin shumë afër arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Esper nuk dha detaje se kur do të hyjë në fuqi ky traktat, ndërkohë që një zëdhënës taleban deklaroi se do të fillonte që nesër.

Sipas Neë York Times, Presidenti Trump i ka dhënë dritën jeshile bisedimeve për marrëveshje mes dy vendeve e cila do të lejojë tërheqjen e trupave amerikan nga territori i Afganistanit.

/Ora News.tv/