Pas një inspektimi për sigurinë e urave, ARRSH vendosi që të mbyllet përkohësisht ura e vjetër automobilistike në aksin e kryqëzimit Çermë-Rrogozhinë, mbi lumin Shkumbin.

Kjo urë ka paraqitur probleme konstruktive në themelet e saj.

ARRSH në bashkëpunim me drejtorinë e hekurudhës do të hartojnë projektin për ndërhyrje në urë, ndërsa njëkohësisht është miratuar plani i lëvizjes së mjeteve në rrugë alternative.

ATSH