Arsenali është gati që të paguajë para të majme për kolumbianin e Real Madridit, James Rodriguez, i cili aktualisht është në Bayern Munich në formë të huazimit.

Spekulimet thonë se klubi londinez i ka gati 65 milionë euro për James, transmeton Gazeta Express.

Përveç Arsenalit, interesim për të ka shfaqur edhe Liverpooli.

27-vjeçari në këtë stinor me klubin bavarez ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 2 asistime në 11 paraqitje. , mirëpo duket se klubi gjerman nuk do ta blejë përfundimisht kartonin e plotë të lojtarit. /Gazeta Express/