Në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme u bë sot dorëzimi i detyrës tek kryeprokurori ri i Pergjithshem Olsian Çela. E pranishme ishte edhe Arta Marku e cila ne fjalen e saj para se t’i linte stafetën Çelës, tha: “Jam munduar qe prej dites se pare te punoj me perkushtim e integritet ashtu sic duhet të bëjë cdo zyrtar i këtij shteti. Dua të falenderoj prokurorët qe gjithë stafin që më kanë ndihmuar në përballimin e sfidave në këto 2 vite ndihma juaj më ka dhënë një ekseriencë të shkëlqyer. Falenderoj përfaqësuesit e OPDAT dhe Euralius më kanë mbështetur ne cdo iniciative. Falenderim të vecanteë për median, hapësirën që më keni përkushtuar qoftë kur keni qenë dashamirës apo edhe më pak roli juaj na bën më të përgjegjshëm. Urime prokurorit, kam besim që Prokuroria do ecë përpara në përmbushjen e misionit të saj kushtetues jam shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një shokut tim të klasës e jam e sigurt që do kaloni shumë mirë me të”.