Ast Elbasani, prej vitesh implementon sporte të ndryshme në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm. Risi këtë herë është se AST-ja ka nis për herë të parë turin e rafting në lumin Shkumbin.

Tashmë në lumin Shkumbin mund të zhvillohet sporti i rafting, duke e shndërruar Qarkun e Elbasanit në një zonë me potencial turistik për të apasionuarit ndaj sporteve të aventurës.

Një grup i apasionuar pas rafting kaluan këtë fundjavë një eksperiencë të veçantë në ujrat e këtij lumi. Grupi prej 6 antarësh e bëri nisjen në periferi të Librazhdit, duke përshkuar të gjithë intenerarin deri në afërsi të Elbasanit.

Sipas grupit të rafting, në lumin Shkumbin mund të zhvillohet rafting në një nivel mesatar, duke qenë i aksesueshëm jo vetëm nga profesionistë, por edhe nga amatorë të këtij sporti.

Artur Guni, Klaudio Hasanllari në një intervistë për Tv Skampa, pas daljes në bregun e lumit tregojnë me detaje mbi adrenalinën që të fal ky sport, kush mund ta ushtrojë dhe sa mundësi jep lumi Shkumbin.

Ast Elbasan, synon që sportin e rasting në lumin Shkumbin ta zgjerojë edhe tek njerëzit që janë të apasionuar pas sporteve.

Edlira XHERRI