Ditën e sotme në orën 14:00 gjykata do të japë masën e sigurisë për 34-vjeçarin Redjan Rrajën, nga Nikla e Fushë-Krujës, një nga të arrestuarit për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ndaj tij rëndojnë akuzat: ‘vrasje të funksionarëve publik’, ‘vrasje e mbetur në tentativë’ e ‘armëmbajtje pa leje’. Për të Prokuroria kërkon masën e sigurisë “arrest me burg”.

Redjan Rraja njihet nga të gjithë me pseudonimin “Dara” pasi sipas hetuesve ai në çdo veprimtari kriminale është gjakftohtë dhe i saktë.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm. Policia dyshon se përveç tij, të përfshirë në këtë atentat janë edhe 3 persona të tjerë.