Të forta do të jenë masat që policia greke do të marri  për të përballuar protesta e sotme në kuadrin e përkujtimit të 10 vjetorit të vrasjes së një 15 vjeçari nga një polic grekë.

Mbi 3 mije policë, agjente të policisë makina të blinduara dhe forca të tjera policore të mbështetura dhe nga ajri do të përpiqen të mbajnë nën kontroll protestat e dhunshme që zhvillohen çdo vite në kujtim të 15 vjecarit Aleksandro Grigoropulo.

Në asnjë prej viteve të kaluar policia nuk i ka vënë ato nën kontroll dhe protestuesit kryesisht të rinjë djegin makina dhe shkatërrojnë dyqane gjatë përleshjeve që fillojnë në orët e para të mbrëmjes dhe mbarojnë në orët e para të mëngjesit.

Pas çdo përvjetori Athina nën dritën e parë të diellit i ngjan një vendi të bombarduar me makina dhe autobuzë të shkatërruar, trotuar të prishur e dyqane të djegur e të plaçkitur.

6 dhjetori i zi

Gjithçka filloi dhjetë vjet më parë rreth orës 21 te 6 dhjetorit 2008. Dy 15 vjeçarë Aleksandro Grigoropulo dhe Niko Romanos pranë lagjes Eksarqia ndeshen me një patrullë policie.

Grigoropulo godet me gurë policinë. Dhe njëri prej policëve Epaminononda Korkona ngre armën dhe godet dy herë në drejtim të të rinjëve duke lënë të vrarë Aleksandro Grigoropulo 15 vjecare. Ajo çka ndodhi më pas do të mbetet në histori.

Athina u bë pre e protestave të dhunshme dhe të ngjarjeve që nuk i kishte jetuar kurrë më parë në historinë e saj.

Kryeministri i asaj kohe Konstandino Karamanli iu kërkua nga ministrat në mbledhjen e qeverisë që  në mbrojtje të Athinës të dali ushtria. Por një gjë e tillë nuk ndodhi qeveria Kramanli proferoi të pagoi dëmet e shkatërrua para se të nxiste më tepër gjakrat dhe të ashpërsonte situatën.

Disa vite më pas 15 vjecari tjetër Niko Romanos u arrestua i ngatërruar me grupe ekstermiste. Në një shtëpi të marrë me qira prej tij u gjetën armë dhe plane për goditje të disa objekteve. U dënua për  pjesëmarrje në grupet terroriste dhe  aktualisht  26 vjeçari Romanos vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë Koridhalo  dhe ndjeke studimet e larta në TEI Pireas.

/Ora News.tv/