Katër britanikë u arrestuan në Australi dhe në Zelandën e Re gjatë një operacioni ndërkombëtar anti-drogë, që mundësoi sekuestrimin e qindra kilogramëve  MDMA, përbërës aktiv i ekstazisë, njoftoi sot policia australiane.

Autoritetet kanë sekuestruar 766 kilogramë MDMA (metylenedioxymethamfetamine, një molekulë e familjes së amfetaminave) me një vlerë prej 90 milionë dollarë australianë, (54,6 milionë euro).

Operacioni u krye në bashkëpunim mes autoriteteve australiane, neo-zelandeze dhe britanike.

“Krimi i organizuar realizon përfitime domethënëse në kurriz të komunitetit tonë australian, por kryesisht vë në rrezik shëndetin e të rinjve tanë”, deklaroi në një komunikatë komisari, Jon Wacker, i policisë së Queenslandit

Dy britanikë të moshës 21 dhe 40 vjeç u arrestuan në Australi si dhe një person i moshës 26 vjeç me origjinë nga Queensland