I botuar në formën e një kalendari nga shkrimtarja Iliriana Sulkuqi botimi ‘’ Autorë të fjalës së shkruar ‘’ është një kalendar kujtesë që i dedikohet artit të të shkruarit,kulturës dhe shkencës së qytetit të Elbasanit.

Ky kalendar i dedikohet të gjithë atyre njerezve të shquar në fusha të ndryshme të cilët kanë jetuar dhe punuar në qytetin e Elbasanit. E veçanta e këtij kalendari është se çdo datë mban emrin e një personaliteti i cili ka lindur në atë ditë.

Autorja Iliriana Sulkuqi e ka të pamundur të flasë për këta personalitete dhe të mos emocionohet.Përmes emocionesh ajo tregon për televizionin Skampa se ky kalendar është një ëndërr e bërë realitet

Aktualisht në Qëndrën e Artit Skampa është duke u mbajtur festivali ndërkombëtar teatror ,pas disa ditës programi i festivalit përfshin edhe Natën Poetike në të cilën trupar e aktorëve do të interpretojnë pjese të zgjedhura nga vendet e tyre të origjinës për ti interpretuar përpara publikut Elbasanas.Në këtë natë do të lexohen edhe vepra të autorëve elbasanas.

Në fund Iliriana Sulkuqi i dhuroi disa kopje të Kalendarit ‘’ Autorë të fjalës së shkruar ‘’ edhe bibliotekës publike të Elbasanit. Ajo fton të gjithë qytetarët të cilët kanë informacionë të vlefshme për përsonalitete të shquara të Elbasanit ti bashkohen asaj pasi puna për plotësimin e të dhënave për autorët vazhdon.