Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po hyn në një fazë ristrukturimi dhe transformimi, me qëllim për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë ushqimore dhe dinamikës që dikton tregu.

Në kuadër të këtij procesi AKU njofton se do të bëjë ndryshime edhe në radhët e drejtuesve.

Sot është komanduar Arbër Nuri në krye të Drejtorisë Rajonale Tiranë, drejtoria ku është përqendruar edhe numri më i madh i operatorëve të biznesit ushqimor.

Duke falënderuar paraardhësin Sefer Sefa për punën e bërë deri më tani, shprehim besimin që drejtuesi i ri i AKU-së në Tiranë do të adresojë më mirë problematikat dhe punën e inspektorëve në terren”- citon njoftimi i AKU-së.

Siguria ushqimore është një çështje e përbashkët, që kërkon angazhim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve në treg, si dhe përfshirjen e praktikave të konsumatorëve. e.xh/j.p/