AXHENDA NDËRKOMBËTARE 06.12.2018
AXHENDA NDËRKOMBËTARE 06.12.2018

STOKHOLM (Suedi) – Bisedime të mundshme midis qeverisë së Jemenit dhe rebelëve Houthis.

HAMBURG (Gjermani) – Kongresi i Partisë Kristian-demokrate (CDU) ku pritet të zgjidhet presidenca dhe pasuesja e Angela Merkel.

VJENË (Austri) – Takim i OPEC-ut dhe Rusisë ku pritet të vendoset për vijimin e politikës për kufizimin e prodhimit.

MILANO (Itali) – Këshilli i 25-të ministror i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE).

SHËN PETËRBURG (Rusi) – Gjykata Kushtetuese e Rusisë do të vendosë për një shkëmbim të territoreve të diskutueshme në Kaukazit.

SHËN PETËRBURG (Rusi) – Putin pret një takim të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (UEEA).

LONDËR (Britani e Madhe) – Parlamenti vijon debatet për marrëveshjen e Brexit me ndërhyrjen e Philip Hammond.

LOS ANGELES (SHBA) – Nominimet për ceremoninë e ”Golden Globe” në kinematografi dhe televizion./ atsh