Babai i portierit të Millonarios e ka konfirmuar se ai ka qenë në bisedime me klubin katalonas, Këtë gjë ai e bëri të ditur në një intervistë me mediumin nga Venezuela “Se Habla Deporte”.

Gjatë javëve të fundit është spekuluar për mundësinë e transferimit të portierit Wuilker Farinez në Barcelonës, pasi që portieri i klubit kolumbian Millionarios bëri të ditur se ai ëndërron të luajë për katalonasit, transmeton Gazeta Express.

“Unë nuk jam i vetëdijshëm për ndonjë interesim nga ndonjë klub apo edhe nga Barcelona dhe jam plotësisht i përqendruar në Millionarios”, kishte thënë 21-vjeçari nga Venezuela.

“Megjithatë, që kur kam qenë fëmijë kam ëndërruar të luaj për Barcelonës dhe identifikohem me stilin e lojës të personifikuar nga Messi, Iniesta e Xavi”.

Përkundër pretendimeve të djalit të tij, babai Luis Farinez e ka konfirmuar se ai ka biseduar me Barcelonën dhe se Millionarios është i gatshëm t’i shqyrtojë edhe ofertat e klubeve të tjera.

“Unë mund ta konfirmoj se kemi pasur biseda me Barcelonës dhe se lojtari pritet të largohet nga Liga e Kolumbisë në fund të qershorit”, ka bërë të ditur babai i futbollistit.

“Ka pasur interesim edhe nga klubet e tjera, nga Meksika, Argjentina, Anglie dhe Portugalia, por asnjë nuk është zgjidhur ende. Millionarios ka bërë të ditur se është e hapur t’i shqyrtojë të gjitha ofertat”. /Gazeta Express/