Bale vazhdon të jetë i njëjti person dhe nuk do t’ia di për kritikat.

Uellsiani ka irrituar sërish tifozët dhe të gjithë në Madrid.

Në ndeshjen me Galatasaray në “Santiago Bernabeu” në Champions League, Gareth Bale ashtu si ditë më parë, u largua nga stadiumi më herët.

Duke mos u interesuar çfarë po ndodh në “Bernabeu”, ai iku nga stadiumi në minutën e 81-të, këtë nuk e pritën mirë fansat që e kritikuan derisa dëgjohen  duke thënë ‘shko dhe luaj golf…”.

Ndryshe nga Bale, kësaj radhe James Rodriguez nuk është larguar më herët, ai ka zbritur në dhomën e zhveshjes dhe ka përgëzuar shokët për fitoren 6-0 kundër Galatasaray.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Vinicius Junior.

gazeta expres