Në ballon vjeneze të radhës, që mbahet më 8 shkurt, balerini shqiptar për herë të parë është përgjegjës për koreaografinë

Për vite me radhë Eno Peçi ka qenë ai që ka vallëzuar pjesën e baletit në hapjen e Ballos së Operas në Vjenë. Por për ballon e radhës, që mbahet më 8 shkurt, balerini shqiptar për herë të parë është përgjegjës për koreografinë, shkruan diepresse.at.

„Kur ti vetë ke vallëzuar si vallëzues, balerin, i njeh me siguri edhe momentet e vështira. Natyrisht, unë e kam stilin tim personal por koreografia duhet t`i përshtatet edhe vallëtarit“, thotë Peçi për agjencinë austriake të lajmeve APA.

Koreografia e një balloje të operës duhet t`i përmbushë dy detyra: së pari, të jetë klasike dhe së dyti, brezi i ri duhet të angazhohet në mënyrë të barazvlershme në koreografinë e bërë, transmeton albinfo.ch.

Në programin e sivjetëm, fillmisht studentët e Akademisë së Baletit kërcejnë pjesën polka „Feuerfest“ të Sosef Strausit, pastaj vjen Baleti Shtetëror me valcerin „Mein Lebenslauf ist Lieb und Lust“.

Peçi thotë se do të përpiqet që “me stilin tim të mbaj linjën klasike por që t`i jap po ashtu edhe një formë më të gjallë”.

Për koreografët, pjesa e baletit në Ballon e Operas është për çdo vit si një „ecje balanci mbi litar“. Ajo nuk bën të jetë e rëndë, që për një publik milionësh do të ishte gabim por megjithatë duhet të punohet me mjaft kërkesa, përcjell albinfo.ch. „Do të jesh i vëzhguar nga të gjitha anët“, thotë Peçi.

Presidenti Federal Alexander Van der Bellen do t`i prijë „ekipit“ politik që do të marrë pjesë në ballon e operës.

© SYRI.net