Kryetari i Grupit Parlamentar PS, Taulant balla i shoqëruar edhe nga një delegacion të Bundestagut gjerman të kryesuar nga deputeti i CDU/CSU Mark Hauptman ishin sot në qytetin e Durrësit për të parë nga afër dëmet e mëdha që la pas #tërmeti. Shqipëria ka nevojë ndihmë ndërkombëtare financiare për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Gjatë inspektimit në Durrës Balla, Mark Hauptman dhe delegacioni panë nga afër se cilat ndërtesa do të përdoren në vazhdimësi dhe cilat do të rindërtohen.Në fjalën r e tij Balla u shpreh se “Kemi nevojë për një ndihmë financiare nga BE, por edhe nga Gjermania si edhe nga vendet e tjera.

Sipas Ballës akoma nuk kemi një vlerësim të saktë të dëmtimeve që kanë ndodhur. Kjo sigurisht mund të kërkojë ditë, javë për të arritur në një përfundim të saktë. Të luftojmë që kjo pjesë të jetë në dispozicion të banorëve, por edhe të turistëve.

Do të ishte shumë e rëndësishme që ju në Bundestag apo pranë qeverisë gjermane, të kërkoni një mbështetje financiare nga vendi juj për dëmet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti këtu në Shqipëri.

Ndërsa deputeti gjerman Mark Hauptmann nga ana e tij u shpreh se ndihmat nuk duhet të mungojnë për Shqipërinë dhe BE-ja duhet të japë asistencë në tejkalimin e kësaj drame sociale.

“Ne duhet të qëndrojmë pranë popullit shqiptar. Ne lutemi për viktimat dhe jemi pranë familjarëve që kanë humbur familjarët e tyre apo dhe ato që kanë humbur shtëpitë e tyre, apo edhe për ata qytetarët që nuk e dinë akoma nëse banesat e tyre janë të banueshme për të jetuar apo jo. Ka sigurisht një mosbesim ndaj strukturës së banesës ku ata jetojnë. Ishte mirë që kemi pasur një ndërhyrje nga vendet e ndryshme të BE. Ka ndodhur një ndërhyrje e shpejtë. Dua të përgëzoj dhe falënderoj autoritetet shqiptare, sepse kanë bërë një punë të shkëlqyer për menaxhimin e krizës, e sigurisht për të kërkur ndihmë që vende e huaja të vinin këtu për të menaxhuar situatën në të njëjtën kohë. Ne duhet të kalojmë në fazën e dytë, Shqipëria nuk është vetëm në këtë situatë të rëndë, e cila nuk mund të mbahet vetëm nga Shqipëria. Ndihma dhe asistenca duhet të vijë nga BE, dhe unë sigurisht se do të marrë me vete në shtëpi këto impresione që kam përjetuar, për turizmin dhe për jetën e banorëve”, tha Hauptmann.
#ShqipëriaSolidare🤝🇦🇱

Edlira XHERRI