ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu sot mirënjohjen për qytetarët e Elbasanit që kanë respektuar rregullat dhe oraret e qarkullimit.

“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme duhen masa të jashtëzakonshme”, tha Balla.

Ai i bëri një apel po ashtu edhe banorëve në lagjet dhe rrethinat e Elbasanit, që të respektojnë rregullat.

“Ju që akoma dilni nëpër lagje për ajrosje e madje edhe për ndonjë lojë me domino, po merrni në qafë familjen, miqtë, kalimtarë që nuk ju kanë asnjë borxh. Ju lutem mos, se po hidhni në plehra sakrificat e një populli të tërë. Policia do të patrullojë sot edhe në hapësirat mes lagjeve”, tha Balla.