Kapitalizimi i sektorit bankar ka arritur nivelin rekord prej 18,5% në korrik të këtij viti.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se kapitalit është rritur me 0,6 përqind krahasuar me vitin e kaluar dhe është 6,5 përqind më i lartë se minimum i detyrueshëm rregullator.

Përmirësimi në treguesin e mjaftueshmërisë së kapitalit ka ardhur kryesisht nga rënia e vlerës së aseteve të peshuara me koeficientë rreziku. Mjaftueshmëria e kapitalit është treguesi më i rëndësishëm në këndvështrimin rregullator, sepse mat aftësinë e bankave për të mbuluar me kapitalet e veta rreziqet e investimeve.

Rritja e nivelit të mjaftueshmërisë së kapitalit është një zhvillim jo vetëm për sistemin bankar por edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi. e.xh/