Bashkia e Elbasanit dhe Ministria e Kulturës nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit në fushën e librit dhe leximit.

Në kuadër të programit kombëtar të Edukimit përmes Kulturës dhe Fushatës Kombëtare për Lexim si dhe duke pasur në vëmendjen, angazhimin e veçantë të Bashkisë së Elbasanit ndaj artit dhe librit, Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti dhe Kryetari Bashkisë Elbasan z. Qazim Sejdini nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për t’i dhënë vëmendjen e duhur bibliotekave dhe leximit në këtë bashki. 


Memorandumi sjell një institucionalizim të Lëvizjes Kombëtare për Lexim duke angazhuar edhe qeverisjen vendore në krijimin e kushteve sa më të favorshme për nxitjen e leximit dhe edukimin e brezit të ri përmes artit dhe librit. 


Më tej Ministrja e Kulturës, Kryetari i Bashkisë dhe Prefekti i Elbasanit u ndalën në bibliotekën e qytetit ku zhvilluan një bashkëbisedime me të rinjtë dhe dashamirësit e librit. 


Me këtë rast Bashkia e Elbasaniut dhuroi 5110 tituj të rinj për Bashkinë e Elbasanit ndërsa 300 tituj të tjerë u dhuruan nga Ministria e Kulturës.
Bashkia e Elbasanit është bashkia e parë e inicimit të këtij bashkëpunimi, i cili do të pasojë edhe me bashkitë e tjera në rang vendi.