Rezervojeni fundjavën tuaj për rafting në lumin Shkumbin.   AST Elbasani së fundmi është duke ofruar këtë sport për të gjithë të apasionuarit dhe jo vetëm.

Terreni jo i thyer dhe ujërat e qeta të lumit e bëjnë këtë sport jo të rrezikshëm dhe të përshtatshëm edhe për amatorë.

Përveç peisazhit fantastik që ofron lugina e lumit Shkumbin, ju do të shijoni edhe një guidë historike. Mund të keni ecur përgjatë vijës Egnatia, por tashmë keni mundësinë të lundroni përkrah saj, pasi një pjesë e mirë e kësaj rruge ecën përkrah Shkumbinit.

Pa dyshim do të shijoni pamjen e një prej urave më të njohura dhe më të mirëmbajtura të rrugës Egnatia, ura e Kamarës.

Elbasani do t’ju mirëpresë më pas me bujarinë e çdo familje dhe me kulinarinë tradicionale.
#EjanëElbasan!