Ekipet e punës të Bashkisë Elbasan po koordinojnë një aksion të gjerë humanitar në të gjithë territorin e saj, për t’i ardhur në ndihmë me pako ushqimore dhe medikamente të gjithë të moshuarve që jetojnë vetëm dhe familjeve më në nevojë të komuniteteve urbane dhe rurale.

“Askush s’do të mbetet vetëm -distanca sociale veç na lehtëson betejën, duke mos harruar Solidaritetin!

Pas vendimit të qeverisë për ndalimin total të daljes së të moshuarve,u impenjuam në bashkëpunim me administratorët e njësive dhe shërbimin social për të lokalizuar të gjithë pensionistët të cilët i kanë fëmijët larg edhe nuk ka kush të kujdeset për nevojat që ata kanë për ushqime dhe ilaçe .

Ekipi i bashkisë Elbasan është në krye të detyrës duke trokitur në çdo derë të gjyshërve.

Por gjithashtu pa harruar edhe familjet në nevojë të cilat kanë aq shumë nevojë për ne në këto ditë të vështira.

Kujdesemi për të gjithë ata që po ndjekin rregullat e po #QëndrojnëNëShtëpi.”