Taksa dhe tarifa vendore, në lehtësimin e jetës së qytetarëve

Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Elbasan është miratuar paketa fiskale e 2020, e cila synon të ketë një qasje sa më reale me problematikat që haset qyteti.

Këshilltari Serafin Papa, në fjalën e tij në llidhje me këtë çështje, shpreh bindjen e plotë se me ndryshimet e reja që ka pësuar paketa fiskale, do të arrihet jo vetëm balanca ekonomike, por do të tarifohen në mënyrë të drejtë edhe bizneset.

Paketa fiskale e Bashkisë Elbasan për vitin 2020 është e përbërë nga taksa dhe tarifa vendore të destinuara për subjektet që zhvillojnë aktivitet në juridiksionin e kësaj bashkie.

Politikat zhvillimore të Bashkisë Elbasan orientohen përkrah zhvillimit të qëndrueshëm e të njëtrajtshëm ekonomik, përmirësimit të infrastrukturës, mbrojtjes së burimeve natyrore, traditave kulturore dhe vlerave qytetare të banorëve të saj.

EDLIRA XHERRI