Njoftohen të gjithë subjektet juridike që dëshirojnë të kryejnë aktivitet në fushën e transportit rrethqytetës të udhëtarëve, se Bashkia e Elbasanit, bazuar në udhëzimin MTI Nr. 5627, datë 18.11.2016 “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licensave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve, brenda vendit”, do të hapë konkursin për përzgjedhjen e hapur të subjektit të transportit që kërkon të operojë në linjën e rregullt rrethqytetëse Elbasan-Polis Valë- Elbasan.
Afati për dorëzimin e kërkesave është data 11.12.2018, datë kur do të zhvillohet edhe konkursi për përzgjedhjen.
Për çdo sqarim të mëtejshëm lidhur me dokumentacionin e nevojshëm, që kërkohet, kontaktoni me sektorin e transportit, pranë Bashkisë Elbasan, ku do të gjeni të gjithë shërbimin e nevojshëm.