Bazilika e Elbasanit pritet ti  nënshtrohet një tjetër projekti nga ai sa ishte parashikuar më parë.

Projekti i paraqitur jep një pamje faktastike të një objekti mjaft të rëndësishëm kulturor dhe historik dhe pritet të shndërrohet në atraksion turistik në qendër të qytetit.

Ndërhyrjet e parashikuara në Bazilikën e Bezistanit janë rikualifikimi i terrenit përreth monumentit, ndërhyrjet konservuese dhe restauruese, konservimi i mozaikëve, zbulimi i mozaikut në nefin qëndror nëpërmjet çlirimit nga shtresat e dheut, vizitueshmëria e monumentit etj.

E zbuluar 10 vite më parë Bazilika e Bezistanit në qendër të qytetit të Elbasanit u konsiderua një vlerë mjaft e rëndësishme, por prej atëherë Kryetari i Bashkisë, Z. Sejdini kërkoi ndërhyrjen për ta bërë atë të vizitueshme, ndërhyrje që më në fund do të nisë.

Ndërtimi i pasarelës, në drejtim tërthor, mbi mozaik do të mundësojë vëzhgimin nga afër të mozaikëve dhe pikturave murale, pa i dëmtuar ato.

Edlira Xherri