Bashkia e Elbasanit, është një ndër 7 bashkitë në vend, e cila po aplikon projektin “Sfida Idea”, i cili ka si qëllim që të rrisë idetë novatore të biznesit në qytet. Në këtë kuadër, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka pritur në një takim përfaqësues të biznesit në Elbasan, të cilët janë të interesuar të trajnohen dhe të marrin sa më shumë ide rreth ushtrimit të biznesit të tyre në të ardhmen. Kreu i Bashkisë ka pripërsëritur faktin se institucioni që ai drejton do të vjojë ta mbështesë biznesin, ndërsa ka shtuar se “mbështetja e biznesit është një nga prioritetet e bashkisë, ndaj një rëndësi e veçantë do t’i jepet atyre bizneseve që do të mund të ofrojnë shërbim në lagjen “Kala” të Elbasanit por jo vetëm”.

Sipërmarrja dhe bizneset inovative janë çelësi për rritjen e konkurrueshmërisë në ekonominë globale sot. Ata janë gjeneratorët më të fuqishëm të punësimit dhe të të ardhurave. Gjithsesi, të nisësh dhe të zgjerosh me sukses një sipërmarrje kërkon kompetenca sipërmarrëse dhe aftësi biznesi. Dhe për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë hapur një biznes prej tre ose më shume vitesh, apo që kanë një ide biznesi do t’u vijë në ndihmë Sfida “Idea”. Jetona Myteveli, Koordinatore Kombëtare IDEA, e pranishme në këtë takim, shprehu bindjen se ky projekt i cili po aplikohet edhe me biznesin elbasanas është një mundësi e mirë për të përfituar ide novatore. 16 idetë më të mira të biznesit të përzgjedhura si Finalistë do të marrin pjesë në seminarin përgatitor për të rritur aftësitë e tyre të prezantimit.

Sfida “IDEA” do ta zhvillojë projektin e saj paralelisht në 7 qytete në Shqipëri: Tiranë, Elbasan, Shkodër, Durrës, Vlorë, Fier dhe Korçë. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kenë mundësi gjatë 10 ditëve të trajnohen, ku trajnuesit të ndarë në 5 module, do të zhvillojnë 2 muaj këshillim dhe mentorim me qëllim se si të zhvillojnë një biznes të sukseshëm. Në fund të trajnimit 5 fituesit e Sfida IDEA do të fitojnë automatikisht IDEA Grant.

EDLIRA XHERRI