Rreziku për një Brexit ‘të çrregullt’ nuk ka qenë kurrë më i partë.

Kështu është shprehur kryenegociatori i BE, pasi deputetët britanikë refuzuan për herë të dytë marrëveshjen e Theresa May.

Michel Barnier tha se BE “nuk mund të shkojë më tej” në përpjekjen e saj për të bindur deputetët për të mbështetur kushtet e pranuara të daljes nga unioni dhe se është Britania që mund të zgjidhë bllokimin e Brexit.

Deputetët britanikë do votojnë sot (13 mars) në orën 19.00 nëse Britania e Madhe do dalë nga BE pa një marrëveshje më 29 mars.

Votimi vjen pas disfatës së dytë radhazi që qeveria e kryeministres Tereza May pësoi mbrëmjen e së martës, kur 391 ligjvënës votuan për rrëzimin e paktit të propozuar prej saj për Brexit, kundrejt 242 që votuan në favor.

/Ora News.tv