ATSH/ – Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është një ndër emrat më të njohur të muzikës dhe numëron dhjetëra hite.

Këtë vit, Bebe do të jetë pjesë e eventit të madh të ndarjes së çmimeve Grammy dhe lajmin e ka dhënë vetë në rrjetet sociale.

E lumtur, këngëtarja ka njoftuar ndjekësit për pjesëmarrjen jo si e nominuar, por për të prezantuar dhe për të dhënë një çmim të rëndësishëm.

“E emocionuar që do e ndaj këtë natë me bashkëmoshatarët e mi tejet të talentuar këtë vit në Grammys”- shprehet Bebe Rexha.