Ky është autori i masakrës në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Ridvan Zyka, 24 vjeç, vrau me armë zjarri automatike 8 persona nga fisi i tij, të gjithë kushërinj dhe plagosi 6 të tjerë.

Pas krimit të rëndë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet të jetë fshehur në një banesë.

Ai besohet të jetë i armatosur, çka mund të përbëjë rrezik për forcat e rendit. Për arrestimin e tij, janë angazhuar forca të shumta të Policisë, RENEA, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të cilat janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Policia e Vlorës thirrje qytetarëve: Kujdes, është i rrezikshëm!

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt te  vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numrin  069 41 10 242 si dhe në mumrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.

Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmagen përballjes më të por të telefonojnë policinë.

Masakër në Vlorë: Djali vret 8 pjesëtarë të fisit të tij, plagos 6 të tjerë

/Ora News.tv/