Nga samiti i Selanikut që organizoi Shoqata e Bizneseve dhe e Industrive, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka çuar përsëri një mesazh ndaj Tiranës dhe Shkupit duke theksuar se ëndrra për një gadishull me paqe dhe liri në ekonomi, ide dhe lëvizjen e qytetarëve mund të bëhet realitet dhe se Athina gjithnjë mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit.

“Flamuri i BE-së mund te valoje nje dite ne Shkup dhe ne Tirane” ka thënë Mistoatkis , “por  ecuria e dy shteteve fqinje drejt Evropës përfshin reforma të mëdha që ato duhet të bëjnë në fushën institucionale, në ekonomi, në drejtësi dhe të drejtat e njeriut.”

“Shqipëria duhet të kryejë regjistrimin e paanshëm dhe objektiv të popullsisë se saj, duke respektuar plotësisht të drejtën e vetëpërcaktimit dhe të garantojë në praktikë pronat dhe të drejtat e Minoritetit Kombëtar Grek, duke shmangur aktet që minojnë normat e fqinjësisë së mirë apo retorikat për çështje inekzistente”, deklaroi Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Mitsotakis ka deklaruar se disa ore me pare ishte takuar me përfaqësuesit e minoritetit grek ne Shqipëri dhe ishte informuar për gjithë problemet me të cilat përballen. Sa i përket Shkupit ai i është drejtuar homologut te tij Zoran Zaev duke i kërkuar zbatimin e plote te Marrëveshjes së Prespës.

“I dashur Zoran, jam përsëri i qartë, kishim rastin edhe të bisedonim bashkë në takimin që realizuam. Kemi për detyrë të zbusim pasojat e shumta negative të një marrëveshjeje që është nënshkruar tashmë dhe duhet  ta bëjmë atë me realizëm dhe pjekuri”, tha Mistotakis.

Duke theksuar se qeveria qe ai drejton ka përparësi te mbroje emrin dhe reputacionin e Maqedonisë dhe produkteve te saj , Mitsotakis ka paraqitur per here te pare markën tregtare te produkteve te krahinës së Maqedonisë ne Greqine e Veriut, qe do te jete shenja dalluese, e cila do te mbroje identitetin  grek të këtyre prodhimeve lokale ne tregun ndërkombëtar.