Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII”.

Viktima është shtetasi E. K., Ai dyshohet se “gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë”,- informon policia.

Informacion paraprak

Rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII” shtetasi E. K.,43 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.