Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një person ka mbetur i vdekur.

Burime nga policia bëjnë me dije se një 70-vjeçar ka rënë nga kati i pestë i një pallati, ku ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 17 Durrës. Sipas policisë, i moshuria jetonte i vetëm në banesë. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje./express