Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter tronditi Japoninë këtë të shtunë.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte prefektura e Chibas, pranë kryeqytetit Tokio dhe qytetit Shizouka. Fatmirësisht nuk ka patur as dëme materiale, as njerëzore. Por, më e keqja duket se nuk ardhur akoma.

Ishulli i Japonisë pritet të goditet nga tajfuni më i fuqishëm prej disa dekadash. Agjencia Meteorologjike e Japonisë raporton se tajfuni ‘’Hagibis’’ po i afrohet jugut të Honshusë dhe do të godasë më pas Tokin dhe qytetet e tjera. Ai pritet të shkaktojë reshje dhe erëra nga më të fuqishmet.

Mbi 5 milionë punonjës të shpëtimit janë angazhuar nga qeveria për të evakuar popullatën në zonat e rrezikuara./newsbomb.al