Ylli i muzikës, Britney Spears acaroi të gjithë rrjetin me një shkrim në Instagram.

Në fotografinë ku dukej një këpucë, ajo tha se i kishte blerë plot 6 mijë dollarë dhe nuk i kishte veshur kurrë.

E gjithë kjo zemëroi keq fansat e saj.

“Katër vjet më parë bleva këpuceët e mia të para Christian Louboutin që ishin 6.000 dollarë. P.S. Unë kurrë nuk i kam veshur ato!!!!”, shkroi Britney.

Fansat nuk kanë hezituar që ti tregojnë për të gjithë problemet që përballet cdo ditë bota për shkak të pamundësisë ekonomike.

“Ju mund të mi dërgoni mua, në mënyrë që t’i shes dhe t’i paguaj vaktet e një viti të tërë për të gjithë njerëzit që janë të uritur në qytetin tim”, shkruajti një komentuese.

“Ju duhej t’i kishit dhuruar për bamirësi në vend që të krekoseni, ndërsa gruaja mesatare lufton në këtë klimë shtypëse!”, shkruajti një tjetër.

Ndërsa të tjerë e ofendonin për mënyrën se si shprehej dhe shpenzonte paratë.