Mbrëmjen e djeshme në Gotull të Fushë Krujës është bllokuar një skaf me kanabis i cili po transportohej me një zetor.

Mësohet se sasia e kanabisit që ndodhej në skaf është rreth 500 kg dhe bllokimi i saj është bërë nga policia kufitare, pasi ka rënë në gjurmët e saj.

Zetori po e transportonte skafin dhe në momentin që është zhvilluar aksioni ka qenë gati për trafik.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.