Orë të ethshme në Westminster, në funksion të aprovimit të marrëveshjes së re të divorcit nga BE, të arritur në ekstrem nga kryeministri konservator, Boris Johnson në Bruksel.

Sot disidenti Dominic Grieve, i dëbuar nga grupi konservator për pozicionet e tij anti-Brexit, tha se do të votonte ”jo” nëse marrëveshja nuk mund të paraqitej në një referendum bis (një opsion që qeveria nuk e pranon).

Ndërsa kundërshtarët e tjerë përgatisin amendamente të ndryshme, laburistët kërcënojnë mbi “pasojat” mbi deputetët e saj që mund të votojnë pro Brexit./atsh