Qendërmbrojtësi gjerman e preferon transferimin në Itali ose në Spanjë, por atë e do edhe Paris Saint-Germaini në Francë

Jerome Boateng dëshiron të largohet nga Bayern Munichu, shkruan Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi gjerman ishte pranë transferimit në Paris Saint-Germain gjatë verës që shkoi, por në fund qëndroi në “Allianz Arena”.

Edhe pse javëve të fundit është rikthyer në formacionin bazë të Bayernit, ai pritet të largohet në fund të sezonit.

31 vjeçari e ka gjetur një kompani të re menaxheriale, LIAN Sports, e cila ka lidhje të fuqishme me klubet e Serie A dhe La Liga.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që futbollisti me prejardhje ganeze të përfundojë në Itali ose Spanjë verën që vjen, shkruan Sky Sport. /Gazeta Express/