“Boom Boom Fashion” në Elbasan ka surprizuar të gjithë klientët në ditën e dashurisë. Si një mënyrë për të falenderuar blerësit e rregullt, por edhe për t’i shpërblyer ata për besimin që kanë në këtë butik, “Boom Boom Fashion” organizoi sot shorteun e dashurisë.

Dhurata të shumta u ndanë për fituesit e shorteut, të cilët kanë bërë blerje gjatë ditëve të shkuara.Televizor i teknologjisë së fundit, lavatriçe e deri tek telefonat smartfonë, ishin disa nga dhuratat të cilat u ndanë për klientët.

Përmes rrjeteve sociale, të gjithë blerësit anembanë Shqipërisë patën mundësinë që të ndiqnin shorteun. Për stafin e butikut, ata zgjodhën këtë ditë për t’iu bashkuar festës së njerëzve e duke ndarë jo vetëm dhurata, por edhe mirënjohjen për besnikërinë e tyre.

Prej vitesh tashmë, “Boom Boom Fashion” është kthyer në një ndër pikat kryesore për të bërë blerje. Produktet janë të shumta duke filluar që nga çantat, fustane, kostume, aksesore plotësues etj.

Mundësitë për zgjedhjet janë të larmishme, ndërsa çmimet si gjithnjë në favor të blerësve. Gjithmonë më një staf mikpritës dhe të sjellshëm në dispozicionin tuaj, për t’ju këshilluar të kompletoni sa më bukur look-un tuaj. “Boom Boom Fashion” mbetet zgjidhja ideale, jo vetëm për të bërë blerje për festa, por edhe për t’u dukur bukur dhe me klas çdo ditë.