Pavarësisht ndryshimeve të temperaturave zonat malore të qëqarkut të Elbasanit vijojnë të jenë të bllokuara dhe pa energji elektrike. Vështirësi më të mëdha në këtë drejtim kanë pas më së shumti fshatrat e thella të bashkisë Librazhed dhe Prrenjas. Të cilat veç bllokimit të rrugëve ndodhen pa energji elektrike prej tre ditësh.

Sipas informacioneve në këto dy bashki janë aktualisht rreth 3000 abonentë pa energji elektrike. Drejtori i emergjencave civile në Prefekturën e Elbasanit tregon me detaje problemet aktuale.

Në Bashkinë Elbasan vazhdon të jetë e bllokuar Qarrishta dhe Polisi, ndërkohë që në Librazhd janë të bllokuar Funarrëzi, Kostenja, Orenja Në Prenjas të bllokuara janë Rrajca, Sopoti, disa fshatra të njësisë Stravaj.

Aksi nacional Librazhd-Peshkopi është i kalueshëm me zinxhirë deri në Fushë-Stude, më pas rruga është e bllokuar, bora vazhdon,dhe trashësia ka arrit rreth 80 cm në Stëblevë.

Edlira XHERRI