ATSH–Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Olsian Çela priti sot në një takim zyrtar, në Prokurorinë e Përgjithshme, kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt.

“Temë e takimit ishte mbështetja që OSBE ka dhënë dhe po jep për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe projektet në të ardhmen. Në takim u diskutua rreth forcimit të kapaciteteve institucionale përmes rritjes së bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore, objekt ijë studimi të kryer nga OSBE. Ky  studim do të pasohet nga një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim implementimin e masave konkrete në këtë drejtim”, u shpreh OSBE.

“Në takim u diskutua edhe mbi aspekte të rëndësishme, të tilla si roli i prokurorisë në fazën zgjedhore apo në  procesin e dekriminalizimit si dhe vlerësimin e  kapaciteteve të saj në perspektivën e reformave ligjore në këtë drejtim”,- thuhet në njoftim.