Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) thekson se “aktualisht të 12 Institucionet e Arsimit të Lartë janë plotësuar me anëtarë përfaqësues të MASR-së, përveç anëtarëve përfaqësues të Ministrisë, të përzgjedhur nga studentët”.

MASR bën të ditur se “në kuadër të vendimit të riformatimit të anëtarëve të bordeve të administrimit, përfaqësues të ministrisë, ku njëri prej tyre të jetë i zgjedhuri i studentëve në fazën e parë të thirrjes në kuadër të Paktit për Universitetin, kanë aplikuar 123 kandidatë për 12 Institucionet e Arsimit të Lartë(IAL) dhe janë përzgjedhur kandidatët për 9 IAL: Artet, Politekniku, Bujqësori, Sportet, Durrësi, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Korça”

Sipas MASR, në fazën e parë nuk arritën të plotësoheshin 3 IAL për mungesë të kandidaturave të vlefshme: Tirana, Mjekësia dhe Gjirokastra. Më pas është rihapur thirrja për anëtarë bordi në 3 IAL-të përkatëse (Tirana, Mjekësia dhe Gjirokastra) si dhe janë përzgjedhur anëtarët.

Përfaqësuesit e MASR të zgjedhur nga studentët janë zgjedhur në Universitetin e Arteve, Universiteti Bujqësorë, Universiteti Vlorës; janë zhvilluar zgjedhjet dhe janë për vlerësim kandidaturat nga Ministrja në Universitetin e Mjekësisë, Universitetin e Durrësit; Universitetin e Gjirokastrës; Universitetin e Sporteve; Universitetin e Shkodrës; Universitetin e Elbasanit; Universitetin Politeknik të Tiranës.

MASR shprehet se pritet të zhvillohet procesi i votimit për përzgjedhjen e përfaqësuesit në Universitetin e Korçës dhe të Tiranës./k.s/ /a.g/