Qeveria britanike insistonte sot se parashikimet për mungesa ushqimesh e ilaçesh dhe trazira në vend në rast Brexit pa marrëveshje me BE, janë vetëm një skenar ekstrem që mudn të evitohet, ndërsa kryeministri Boris Johnson mohoi se ka keqinterpretuar arsyet e tij me mbretëreshën Elizabeth II për pezullimin e parlamentit disa javë para daljes nga Bashkimi Evropian.

Një lajm i mirë për liderin e përçmuar britanik erdhi nga gjykata e Belfast në Irlandën e Veriut, e cila refuzoi një padi se strategjia e Brexit nga qeveria është ilegale për arsye se minon procesin e paqes në Irlandën e veriut.

Johnson erdhi në zyrë me premtimin se do të mbyllë çështjen e Brexit në datën e programuar 31 tetor, por ekonomistët dhe bizneset thonë se kjo do të jetë shkatërrimtare edhe po e luftojnë me çdo mënyrë.

Kësaj jave Parlamenti detyroi qeverinë të publikonte llogaritjet zyrtare për pasojat e Brexit pa marrëveshje tregtare me BE.

Dokumenti me gjashtë faqe i datës 2 gusht thoshte se vendosja e kontrolleve doganore bënte që numri i kamionëve që kalojnë mes Francës e Britanisë  do të binte nga 40% deri në 60% dhe trazirat do të zgjasnin për të paktën tre muaj. Ai shtonte se do të reduktohej masa e ushqimeve të freskëta dhe çmimet do të rriteshin, duke goditur më shumë të varfrit.