Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka publikuar një video ku gjatë një emisioni televiziv, ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se në protestën e 21 janarit kishte snajper të gatshëm për të qëlluar.

Në emision, Berisha shprehet se “po preke gjënë më të vogël, do jenë 5 snajper. 4 në të katër anët dhe unë në atë dritare. Dhe në mënyrë absolute do goditet vetëm po se shpoi plumbi. Për zjarrvënës unë do të bëj atë që më takon me bë. Jo kryeministri, po një post policie më të largëtën në Shqipëri po e prekën, në mënyrë absolute nuk do kthehen në Tiranë i gjallë”.

Duke iu drejtuar disa prej gazetarëve dhe analistëve, Braçe shprehet se Berisha nuk ishte vetëm, por kishte dhe aleatin e sotëm.

“Andi oo Andi! Tosi oo Tosi! Mandi oo Mandi! Turi oo Turi! Adi oo Adi! Soni oo Soni! Diferencë e thellë shumë!! Dhe mos harroni, ky nuk ishte vetëm, kishte dhe aleatin e sotëm kur i dha demokracisë trajtën e snajperit, pushkatuesit, vrasësit gjakatar! Ditë të mirë dhe gojën hapur deri në fund!”, shprehet  Braçe, duke publikuar videon e intervistës së Berishës në Real Story. /g.m/  /a.g/ATSH