Brenda janarit, në funksion makineria e re për testimin e aftësisë për qarkullim
Brenda janarit, në funksion makineria e re për testimin e aftësisë për qarkullim

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor testoi sot makinerinë e re që do të vërë në funksion të Komisionit të Verifikimit të Detajuar për përputhshmërinë tekniko-fizike e të aftësisë për qarkullim, si edhe në shërbim të kontrolleve në kuadrin e masave nga Task Forca e Transportit Rrugor.

“Makineria dhe pajisjet informatike bashkëkohore nxjerrin raporte për peshën në çdo aks dhe totale, ndotjen nga shkarkimet, funksionimin e frenave në çdo aks dhe të dorës, konvergjencë, matje të ndryshme etj, për çdo kategori”, bën të ditur DPSHTRR.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Trasportit Rrugor konsolidon logjistikën në zbatim të kompetencave bazuar në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi për të rritur kontrollin para regjistrimit për herë të parë të mjeteve, por edhe kontrolleve tematike për mjetet në qarkullim rrugor!

Brenda Janarit 2019, makineria dhe ekipi i trajnuar do të jenë plotësisht funksionalë për detyrimet e reja ligjore për DPSHTRR dhe Task Forcën e Transportit Rrugor.

/atsh