Presidenti Ilir Meta i akordoi sot titullin “Kalorësi i urdhërit të Skëndërbeut” peshëngritësit kampion i trefishtë Europe, Briken Çalja.

Të tilla modele tha presidenti Meta ngrenë lart emrin e Shqipërisë, identitetin tonë kombëtar dhe janë pasaporta më e mirë e Shqipërisë drejt BE-së.

Meta tha se pavarësisht pasionit të tij personal për peshëngritjen, brikeni, me punën dhe sakrificat e tij tregoi se është një sportist i shkëlqyer ku si asnjë herë më parë solli tre medalje të arta në Shqipëri.

Ceremonia u zhvillua në vendlindjen e Brikenit, në Shtërmen të Cerrikut, nga ku meta tha se vende të vogla nxjerrin emra të mëdhenj.