Bujqësia kryeson punësimin në zonat rurale të Shqipërisë  dhe është burimi kryesor i të ardhurave për ekonomitë familjare rurale.

Sipas statistikave zyrtare rreth 55% e vendeve të punës në zonat kryesisht dhe mesatarisht rurale krijohen nga bujqësia në krahasim me 22% në zonat kryesisht urbane.

Sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë rurale janë industria dhe ndërtimi, kontribuojnë në përqindje pas sektorit bujqësor.

Duke iu referuar statistikave në vitet e fundit, vihet re se mbi 50 mijë kompani aktive në zonat kryesisht dhe mesatarisht rurale, përbëjnë rreth gjysmën e kompanive aktive në Shqipëri. Rreth 96% janë mikrosipërmarrje dhe kanë me deri në 15 punonjës. Ndërkohë që shkalla e krijimit të kompanive të reja në sektorin rural shënon rritje me nga 12%, çka konvergon edhe me rritjen e numrit të të punësuarve nga viti në vit. /atsh