Parqet kombëtare në Shqipëri janë kthyer në të preferuarat e turistëve vendas dhe të huaj pasi vendi ynë ka një turizëm gjithëvjetor ku përveç bukurive bregdetare ka një peizazh dhe klimë mjaft të mirë e cila i ofron vizitorëve komoditetin e eksplorimit të vendeve të ndryshme.

Gjithashtu këto vende i ofrojnë turistëve mundësi eksplorimi duke bërë ecje në shtigjet që këto vende ofrojnë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka uruar sot Ditën Ndërkombëtare të Ecjes në Natyrë përmes një albumi me foto ku turistë të shumtë të huaj eksplorojnë bukuritë dhe peizazhet e mrekullueshme në paqet kombëtare të Thethit dhe Valbonës.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Ecjes në Natyrë me këto foto  të një grupi të apasionuarish pas natyrës, të cilët eksploruan kalimin nga Thethi në Valbon딑, shprehet Klosi.

Ministri shton se, “në parqet Kombëtare të Thethit e të Valbonës këtë vit ka një numër të shtuar turistësh vendas e të huaj ndërsa bujtinat për herë të parë janë të prenotuara gjatë gjithë muajit tetor, duke shënuar një sezon turistik të zgjatur në kohë”. /atsh