Bukuroshi shqiptar shpallet 'Mister Zvicra'
Bukuroshi shqiptar shpallet 'Mister Zvicra'

Bukuroshi shqiptar, Lirim Ramosaj ka triumfuar në konkursin e bukurisë në Zvicër ku mori titullin ‘Mister Romande 2018’.

Ndër 22 konkurentet femra, cmimin si ‘Miss’ e mori vajza nga Gjeneva, Margaux Matthey.

Burime të Prive bëjnë të ditur se Lirimi është nga Carrabregu i Decanit në Kosovë, edhe pse ka lindur në Zvicër.

23-vjeçari ka disa kohë që merret me modeling, ndërsa titullin e mori të shtunën në Theatre de Beaulieu në Luizanë. Dhurata për ta ishte një certifikatë, një orë e shtrenjtë dhe një natë në një hotel luksoz të Luizanës.