Camila Morrone ka folur hapur rreth diferencës së madhe të moshës që ka me të dashurin e saj Leonardo DiCaprio gjatë promovimit të filmit të saj të ri Mickey and Bear.

Aktorja dhe DiCaprio kanë 23 vite diferencë nga njëri-tjetri, por kjo nuk i ka penguar të jenë bashkë. Çifti janë në një lidhje që nga viti 2017.

Në një intervistë për The Los Angeles Times, 22-vjeçarja pranoi se fakti që njerëzit e gjykojnë marrëdhënien e tyre e shqetëson.

“Ka shumë njerëz në Hollywood dhe botë që janë të lidhur dhe kanë diferencë moshe,”- tha ajo. “Unë mendoj se dikush duhet të lidhet me atë që dëshiron.”

Aktorja gjithashtu pranoi se marrëdhënia e saj me Dicaprio ka fituar interesin e shumë personave, duke shtuar: “Edhe unë me siguri do isha kurioze gjithashtu.”

Megjithatë, ajo shpreson që karriera e saj si aktore të rritet deri në atë pikë sa nuk do të përmendet vetëm si e dashura e Leonardo DiCaprio.

Morrone u rrit në Beverly Hills. Ajo është vajza e një supermodeli italian dhe një aktoreje argjentinase, por kurrë nuk dëshironte të ishte aktore.

Ajo filloi të modelonte kur ishte adoleshente dhe u zhvendos në Neë York për tu rritur në karrierë.

Por tha se nuk dëshironte të merrej me modeling pasi kishte shumë presion për të humbur peshë.

Ndaj filloi karrierën si aktore dhe luajti rolin e vajzës së Bruce Ëillis në Death Ëish dhe një nga rolet kryesore në Never Goin Back me Maia Mitchel.

NEWSBOMB