Riintegrimi i fëmijëve dhe familjeve të kthyera nga emigrimi do të jenë në fokus të Qendrës së re Komunitare Multifunksionale, e cila çeli sot dyert në Elbasan.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja theksoi se, “çeli dyert sot një ndër investimet më të rëndësishme në Njësinë 1, Qendra e Re Komunitare Multifunksionale me në fokus riintegrimin e fëmijëve dhe familjeve e kthyera nga emigrimi”.

Llatja theksoi se, kjo qendër vjen si vlerë e shtuar në ofrimin e shërbimeve me bazë komunitare, sociale dhe edukative në bashkinë e Elbasanit.

“Falë mbështetjes së Qeverisë Gjermane dhe partnerëve Terre des hommes – Albania, kjo qendër vjen si vlerë e shtuar në ofrimin e shërbimeve me bazë komunitare, sociale dhe edukative në bashkinë e Elbasanit”.